Aktualitet

Sekuestrohet pasuri me vlerë 1 milionë euro në Elbasan, ja kujt i përkasin (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohet pasuri me vlerë 1 milionë euro në Elbasan, ja

Sekuestrohet pasuri me vlerë 1 milionë euro në Elbasan. Policia bën me dije se gjatë operacionit të koduar “Aseti” është sekustruar pasuri me vlerë 1 milonë euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal, pasuri kjo që i përket 34-vjeçarit Eris Skënderi.

Ky i fundit i dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje droge. Po ashtu gjatë operacionit të riut i janë sekuestruar: një objekt banimi, një objekt shërbimi, 2 automjete dhe një motomjet.

Njoftimi i policise:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aseti”, si rezultat i të cilit është ekzekutuar vendimi i datës 24.09.2023, i i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit:

Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2;

-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik;

-2 automjete dhe 1 motomjet.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH