Kandidati i PD-së në listën e qarkut Korçë Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” u pyet për faktin se përse Rama kërkon që të bashkëpunojë me Partinë Demokratike.
Salianji thekson se Rama me këtë veprim, kërkon që të bëjë zhurmë tek opozita, si dhe të zhvendosë vëmendjen nga shit-blerja e votave.
"Edi Rama s’mund të vendos për PD. E kërkon për të zhvendosur vëmendje, për të bërë zhurmë në PD, për të hequr vëmendje nga shitblerja e votave. PD vjen në krye të funksionit të vet, dhe jo si të duket që ky tipi kontrollon dhe opozitën. Ne jemi në një koalicion me LSI.Sapo të përfundoje procesi dhe certifikimi i zgjedhjeve, ne vazhdojmë dhe rinegociojmë gjithçka tjetër. Jemi në koalicion me ato parti që bëmë. S’mund të kalojmë hapa dhe të flasë cilido pa marrë vendimmarrjen e strukturave. Shumë mund të prisnin performancë të mirë, por fokusi është tek zgjedhjet, tek kontestimi. Beteja e PD ka për të qene për fat të keq për Shqipërinë, betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Salianji.