Aktualitet

Ruçi i mbyll mikrofonin Ramës siç e paralajmëroi, ja biseda në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Ruçi i mbyll mikrofonin Ramës siç e paralajmëroi, ja

Që në nisje të fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama njoftoi se ishte paralajmëruar nga zyra e kryetarit të Kuvendit se do të kishte kohë vetëm 10 minuta për fjalën dhe 3 minuta replikë dhe do t’i ndërpritej, dhe ashtu ka ndodhur.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i preu fjalën teksa ai ishte në replikë me deputeten e opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Rama: Gramoz, edhe dy minuta

Ruçi: Por, nuk transferohet koha zoti kryeministër

Hajdari: Jepja edhe minutat e mia

Ruçi: Hape IT, hape

Rama: Gramoz shumë faleminderit, e more vesh ti që do fjalën e lirë këtu në kuvend.

Kujtojmë se kryeministri është thirrur në interpelancë nga opozita parlamentare sa i përket shembjes së Teatrit. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH