Aktualitet

Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese

Shkruar nga Liberale

Një rrugë në Bronx të New Yorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, këtë të diel i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Lajmi është pritur shumë mirë nga shqiptarët, një pjesë prej të cilëve ishin të ftuar në përurimin e kësaj rruge.

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ishte një prej të ftuarve që i mbajti shqiptarët të informuar për të gjitha përgatitjet që u bënë për këtë ngjarje të rëndësishme.

Në fjalën e mbajtur për të pranishmit në tribunën e ngritur për këtë event të rëndësishëm, Arbër Hajdari mes të tjerash deklaroi se “Ka ardhur koha kur njerëzve duhet ti flasë VEPRA DHE JO FJALA! Uroj që ky event historik, të shërbejë si burim frymëzimi, për të gjithë shqiptarët, por edhe si thirrje për të reflektuar, kryesisht për të gjithë ata që drejtojnë popullin tonë në trojet ku jetojnë shqiptarët, për të  mos harruar, amanetet e heroit tonë kombëtar dhe të gjithë heronjve të tjerë të Kombit Shqiptar.

Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres si dhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Lajmi u paralajmërua pak ditë më parë gjatë takimeve që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pati në Nju Jork gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç emërtimit që mori rruga e re, një tjetër rrugë në Nju Jork e mban emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Fan Noli.

Ndërkaq, New-Yorku është stacioni i parë i emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Evropa në Amerikë.

Një pjesë e tyre qëndrojnë në këtë epiqendër zhvillimi në bregun lindor të kontinentit, shumë të hapur për të sapoardhurit. Pjesa tjetër vazhdon rrugën më tej për të shkuar në thellësi të Amerikës. Nga dyqindmijë shqiptarë që kanë imigruar në Amerikë pas viteve ’90, një e katërta ka qëndruar në Nju-Jork.

Këta shqiptaro-amerikanë jetojnë nëpër lagjet në Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, të ngritura sipas zonave prej nga kanë ardhur nga Ballkani.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH