Sport

Ronaldo: Unë jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit

Shkruar nga Liberale
Ronaldo: Unë jam lojtari më i mirë në historinë e

Sulmuesi Al-Nassr dhe i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo në një intervistë për mediat arabe ka pranuar se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në histori.

“Unë jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Ronaldo për Goal Arab.

Portugezi 38-vjeçar ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 8 ndeshje këtë sezon në Arabinë Saudite.

Ronaldo është pesë herë fitues i Topit të Artë, si dhe golashënuesi më i mirë i ekipeve kombëtare dhe i Champions League në histori. Ai gjithashtu fitoi Euro 2016 me Portugalinë.

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH