Sport

TRAGJEDI në pistën e skive/ Ndërron jetë papritur në moshën 18-vjeçare ylli i ri francez, Margot Simond

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në pistën e skive/ Ndërron jetë papritur në

Një tjetër tragjedi ka goditur botën e skive, pas asaj të Matilde Lorenzi. Ka ndërruar jetë gjatë një stërvitjeje ne Val d”lsere ylli i ri francez i skive, Margot Simond.

18-vjeçarja po përgatitej të merrte pjesë ne eventin “Red Bull Alpine Park”.

Sipas medieve të huaja e reja ra gjatë aktivitetit dhe ndërhyrja e shpejtë e ndihmës nuk arriti t’a shpëtojë, përplasja ishte fatale. Prokuroria e Alberville ka hapur një hetim për aksidentin.

Margot Simond, e lindur në Aillons Margeriaz, në rajonin e Savojës dhe pjesë e klubit të skive “Ski Club Les Saisies”, ishte një nga talentet më të mëdha të skive franceze.

Kampione kombëtare në kategorinë nën 18 vjeç, këtë vit kishte debutuar në Kupën e Europës dhe kishte marrë pjesë në Kampionatin Botëror për të rinj në Tarvisio.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH