Sport

Tirana mbetet në Superiore, fitore mes drithërimash në “Play-off”-in ndaj Pogradecit

Shkruar nga Liberale

Tirana mbetet në Superiore, fitore mes drithërimash në

Tirana do të mbetet mes më të mirave të futbollit shqiptar. Bardheblutë, edhe pse me vështirësi kanë arritur të fitojnë ndeshjen e play off-it ndaj Pogradecit me një gol të realizuar në fundin e sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”.

Bardheblutë ishin favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit.
Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.

Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi. Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH