Ish-producenti dhe artisti i njohur amerikan Sean ‘Diddy’ Combs do të dalë këtë të hënë përpara gjykatës federale në Manhattan, për një proces të profilit të lartë ku përballet me akuza të rënda si trafikim seksual me dhunë apo shantazh, organizim aktivitetesh të paligjshme, dhe rekrutim të grave për qëllime seksuale.
Sipas prokurorisë, këto akuza janë ngritur nga katër persona anonimë, që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht dhe kërcënuar nga Combs dhe rrethi i tij i afërt. Detajet e akuzave përfshijnë organizimin e asaj që quhej “party të shfrenuara” – festa të mbushura me drogë, ku gratë supozohet se detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me punonjëse seksi, shpesh të filmuara pa pëlqimin e tyre, ndërkohë që Combs i shikonte.
Sipas prokurorëve, Combs dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin kërcënime përmes shantazhit financiar apo dhunës fizike për të mbajtur viktimat të heshtura. Ai akuzohet se përdorte ndikimin dhe famën për të joshur njerëz me premtimin e suksesit në karrierë, ndërsa më pas ushtronte kontroll të plotë mbi jetët e tyre, përfshirë vendbanimin dhe kujdesin shëndetësor.