Sport

Polemikat drejt gjyqtarit, Barcelona akuzon: Ndaj Inter do të jetë arbitër madrileni Marciniak!

Shkruar nga Liberale

Polemikat drejt gjyqtarit, Barcelona akuzon: Ndaj Inter do të jetë

Në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës, e cila zhvillohet të martën në mbrëmje në “San Siro”, atmosfera është nxehur jo vetëm për shkak të rezultatit të parë 3-3, por edhe për shkak të polemikave që kanë shpërthyer në kampin katalanas lidhur me arbitrin e ndeshjes, Syzmon Marciniak.

Sipas gazetave katalanase “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, Marciniak është akuzuar përanshmëri ndaj Barcelonës dhe simpati për Real Madridin.

Akuzat janë bazuar në disa raste të mëparshme ku vendimet e tij janë interpretuar të favorshme për “Los Blancos”.

Në ndeshjen mes Atlético Madrid dhe Real Madrid në çerekfinalet e këtij sezoni, Marciniak anuloi një gol të Julian Álvarez për një prekje të dyfishtë gjatë një penalltie.

Gjithashtu, në një ndeshje të mëparshme mes Real Madrid dhe Bayern Munich, ai sinjalizoi një pozicion jashtë loje ndaj De Ligt, vendim që u konsiderua i diskutueshëm nga disa analistë.

Për më tepër, një foto e Marciniak me një shall të Real Madridit është përdorur si “provë” nga mediat katalanase për të mbështetur pretendimet e tyre.

Polemikat drejt gjyqtarit, Barcelona akuzon: Ndaj Inter do të jetë

Këto akuza kanë shtuar tensionin përpara ndeshjes së kthimit, duke ngritur shqetësime për paanshmërinë e arbitrit në një ndeshje kaq vendimtare.

Szymon Marciniak, 44 vjeç, është një nga arbitrat më të njohur në Europë, me një karrierë të pasur që përfshin drejtimin e finaleve të mëdha si ajo e Kupës së Botës 2022 dhe finalja e Ligës së Kampionëve 2023.

Ai ka arbitruar më parë edhe ndeshje të Barcelonës dhe Interit, duke përfshirë barazimin 3-3 mes këtyre dy skuadrave në fazën e grupeve të sezonit 2022-2023.

Pavarësisht polemikave, UEFA ka konfirmuar se Marciniak do të jetë arbitri kryesor për ndeshjen e kthimit mes Interit dhe Barcelonës, me ndihmësit Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik, ndërsa në VAR do të jetë Dennis Higler nga Holanda.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH