Një episod humoristik ka ndodhur pas fitores së Kupës së Shqipërisë nga Dinamo, ditën e djeshme ndaj Egnatias pas penalltive. Dinamo ngriti trofeun e kupës pas 22 viteve pritje. Blutë kishin fituar titullin e fundit kampion në 2008.
Një tifoz dinamovit nuk i ka përmbajtur emocionet e këtij trofeu pas triumfit ndaj Egnatias.
Ai ka shkuar pranë trajnerit Ilir Daja për të përqafuar dhe puthur, ndërkohë që nuk i ka kursyer as elozhet për të. “Të hëngsha zemrën, sa i mirë je”, ka thënë mes të tjerash tifozi.