Sport

Operohet Rudiger, ja sa kohë do t’i duhet të rikuperohet

Shkruar nga Liberale

Operohet Rudiger, ja sa kohë do t’i duhet të rikuperohet

Antonio Rudiger do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta, duke mbyllur kështu sezonin me Realin.

Pasi humbi ndaj Barçës në finalen e Kupës së Mbretit, për Rudiger pritet dhe një dënim i rëndë dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse stafi mjekësor madrilen ka vendosur që ta operojë mbrojtësin për të zgjidhur një problem të mëparshëm me gjurin.

“Pasi luajta për më shumë se shtatë muaj me dhimbje, fatkeqësisht ishte e pashmangshme që duhet t’i nënshtrohesha ndërhyrjes në menisk. Dua të luaj sërish sa më shpejt të jetë e mundur sepse janë dy turne përpara: Liga e Kombeve dhe Botërori i Klubeve, por për momentin duhet të rikuperohem javë pas jave dhe të shoh. Do të bëj gjithçka. Shihemi së shpejti”, shprehet Rudiger në rrjetet sociale.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH