Sport

Liverpul shpallet kampion i Anglisë për herë të 20-të në histori

Shkruar nga Liberale

Liverpul shpallet kampion i Anglisë për herë të 20-të

Liverpooli është shpallur kampion i Anglisë. Është ky verdikti më i fundit në Premier League në javën e 34-ët, kjo falë suksesit 5-1 të lojtarëve të Slot ndaj Tottenhamit. Në një Anfield festiv, golat e Diaz, Mac Allister, Gakpo, Salah dhe një autogol nga Udogie ishin faktorët vendimtarë.

Në fakt, Tottenham shënoi i pari në këtë sfidë me anë të Solanke pas 12 minutash lojë, ndërsa për ‘Reds’ mjaftonte dhe një pikë në këtë sfidë për të festuar. Dias 16’ vendosi barazpeshën, ndërsa Mac Allister 24’ kaloi skuadrën në avantazh.

Gakpo 34’ e bëri gjithçka më të thjeshtë, ndërsa nuk mund të mungonte dhe firma e Salah 63’. Udogie 69, me autogolin e tij, vërtetoi më së miri forcën e kundërshtarit.

Liverpool festoi si kampion i Anglisë për herë të 20 në historinë e tij. Një kryevepër e vërtetë për Slot, i cili godet në shenjë në vitin e tij të parë si pasardhës i Klopp.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH