
Blerina Kelmendi, motra e Besart Kelmendit (i njohur si Gjesti), ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo është shoqe e ngushtë me ish-partneren e Gjestit, Diellzën. Në një postim në Instagram, Blerina e konsideroi situatën “turpëruese” dhe shprehu indinjatën për mënyrën se si emri i saj po përdoret në lidhje me një histori me të cilën, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje. Ajo theksoi se është keqpërdorur për vëmendje dhe klikime. Në fund të reagimit të saj, Blerina ngriti një pyetje ironike: “Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?”
Kjo reagim vjen pas lajmeve që kanë lidhur Blerinën dhe Diellzën, duke sugjeruar se kjo mund të jetë arsyeja pse Blerina nuk tregon interes për Eglin dhe nuk e ndjek atë në rrjete sociale. Gjithashtu, u përmend se Diellza është larguar nga rrjetet sociale pasi Gjesti fitoi famë dhe është zhvendosur në Gjermani, ku ka familjarë.