Showbiz

Karim Benzema shkëlqen në Festivalin e Kanës dhe konfirmon lidhjen me aktoren Lyna Khoudri

Shkruar nga Liberale.al

Karim Benzema shkëlqen në Festivalin e Kanës dhe konfirmon

Futbollisti i njohur Karim Benzema ka tërhequr gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, ku u shfaq për herë të parë publikisht me partneren e tij, aktoren Lyna Khoudri.

37-vjeçari, i cili së fundmi festoi fitoren e titullit në Ligën Saudite me ekipin Al-Ittihad, ishte i ftuar special në eventin prestigjioz, ku prania e tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe media.

Ajo që bëri më shumë bujë ishte fakti se Benzema u shfaq krah për krah me Lyna Khoudrin, aktore franko-algjeriane 32-vjeçare, duke konfirmuar zyrtarisht lidhjen që ishte përfolur prej kohësh.

Çifti u shfaq shumë të afërt dhe të buzëqeshur, duke bërë që lajmi për lidhjen e tyre të përhapet me shpejtësi.

Për të përmbledhur, Benzema siguroi gjithashtu titullin e Ligës Profesionale Saudite me Al-Ittihad këtë sezon. Ai u paraqit në 31 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 9 asiste. Kontrata e sulmuesit 37-vjeçar me klubin është deri në verën e vitit 2026.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH