Brenda 4 muajve pritet që të përfundojë ndërtimi i pallateve në Laç. Kryeministri Edi Rama u kërkoi punëtorëve turq në kantierin e Laçit që të vazhdojnë punën me tre turne.
Ndërkohë, Bashkia e qytetit ka filluar lidhjet e kontratave me familjet.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi se spitali i Laçit me 40 shtretër do të shërbejë si model për spitalet bashkiake.
Në Laç po ashtu vijojnë punimet me pjesën e përroit që do i japë fund problematikës së përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.