
Prof. As. Dr Ilir Kalemaj thekson se Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë territoriale të re për shkak se dy reformat e mëparshme kanë dështuar.
Në një shkrim të botuar në revistën shkencore "Jus&Justicia", Kalemaj nënvizon se ka pasur një problem shumë të madh në kryerjen dhe qëllimin e këtyre reformave territoriale, pasi nuk janë bërë në thelb për të përforcuar qeverisjen vendore, përkundrazi, janë bërë për qëllime elektorale politike.
“Shqipëria ka ndërmarrë reforma të decentralizimit të paktën në dy raste të veçanta në periudhën postkomuniste. E para ishte në fund të viteve 1990 dhe e dyta reforma territoriale e vitit 2016. Edhe pse fokusi i të parës ishte vënia në linjë e Shqipërisë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe e dyta për të treguar që ka zyrtarisht një qeverisje më efektive të territorit. Delegimi i pushtetit tek qarqet duhet, për të fuqizuar komunat dhe për të krijuar bazën për autonominë aktuale të autoriteteve lokale”, tha Kalemaj.
Ai shkruan se nevoja për një reformë të re duhet të realizohet me qëllim fuqizimin e bashkive dhe pushtetit lokal, për t'i dhënë kështu, një frymëmarrje më të thellë demokracisë. Pra, sipas tij, për një mirëfunksionim më të mirë dhe të drejtë të qeverisjes vendore në tërësi.
“Për shembull, edhe pse reforma e vitit 2016 uli në mënyrë drastike numrin e bashkive dhe në thelb hoqi konceptin e komunave të cilat ishin më shumë se treqind, kishte më shumë një synim elektoral se sa për të fuqizuar realisht bashkitë e zgjeruara ose për t'i forcuar ato financiarisht. Ato vazhdojnë të jenë shumë të varura nga financimi i qeverisë qendrore dhe shumica e buxhetit të tyre shkon ende për kostot operative, duke përfshirë emërimet politike e jo për investime”, tha ai./Liberale.al