Jus/Justicia

Fakulteti Juridik, Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në UET promovon numrin e ri të Revistës Shkencore ‘Jus and Justicia’

Shkruar nga Liberale

Fakulteti Juridik, Shkencat Politike dhe Marrëdhënie

Në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës u organizua promovimi i Revistës Shkencore ‘Jus & Justicia 19-1’

Kjo javë solli promovimin e Jus & Justicia, me temën “Kërcënimet e reja për sigurinë kombëtare". Ky botim vijon të përfshijë kërkimin e studentëve, në bashkëpunim edhe me universitetet partnere.

Fakulteti Juridik, Shkencat Politike dhe Marrëdhënie

Botimi më i fundit sjell analiza dhe kërkime mbi reformën ligjore dhe sfidat në epokën e transformimit dixhital, përfshirë kontributin e akademikëve dhe teknologji të fushës.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Ervis Iljazaj, theksoi rëndësinë e të dhënave të numrit, të cilat trajtojnë problematikën kyçe të sigurisë kombëtare dhe ndikimin e tyre në aktuale.

Fakulteti Juridik, Shkencat Politike dhe Marrëdhënie

Në editorialin e revistës së botimit të fundit, z. Iljazaj shkruan se ky botim i ‘Jus and Justicia’ i kushtohet sigurisë kombëtare.  - “Në një epokë të shënuar nga përparime të shpejta teknologjike, ndryshim i peizazheve gjeopolitike dhe sfida të paprecedentë globale, shqetësimet e sigurisë kombëtare nuk janë më të kufizuara në kërcënimet tradicionale ushtarake. Mjedisi i sotëm i sigurisë kërkon një kuptim më të gjerë të rreziqeve të shumë-anshme të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë, si dhe nga fusha në zhvillim si lufta kibernetike, degradimi i mjedisit dhe krizat shëndetësore globale”, theksoni dekani Iljazaj.

Fakulteti Juridik, Shkencat Politike dhe Marrëdhënie

“Ky botim special i ‘Jus and Justicia’”, - shprehet më tej Iljazaj, - “shpreson të kontribuojë në zhvillimin e strategjive gjithëpërfshirëse që mbrojnë sigurinë kombëtare në një peizazh global gjithnjë e më të paqëndrueshëm”.

“Punimet akademike të këtij botimi janë fokusuar në çështjet kryesore të sigurisë si korrupsioni që eksploron ndikimin e korrupsionit në sigurinë kombëtare të Shqipërisë gjatë periudhës 2018-2020, duke synuar të kuptojë se si korrupsioni minon institucionet demokratike, stabilitetin social dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Evolucioni i konceptit të sigurisë kombëtare në Shqipëri që eksploron evolucionin e mendimit ushtarak të Shqipërisë nga shpallja e pavarësisë në 1912 deri në ditët e sotme ose koncepti i mbrojtjes inteligjente në Shqipëri dhe Kosovë që analizon evoluimin e konceptit të mbrojtjes nga një qasje tradicionale në konceptin e ri të "Mbrojtjes së zgjuar".

Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, më tej mbi numrin e fundit të Revistës Shkencore ‘Jus & Justicia 19-1’ vuri theksin mbi punime të tjera akademike të vlefshme që kanë të bëjnë me rolin e shtetit për sigurinë kombëtare.

Fakulteti Juridik, Shkencat Politike dhe Marrëdhënie

Ndërsa, Zv. Rektori për Shkencën dhe Inovacionin, Prof. Dr. Kreshnik Bello, foli për trendet më të fundit në kërkimin shkencor, duke theksuar sipas standardeve të teknologjisë së avancuar, shkencën e UNESCO-s, dhe shkencën me impakt social si një kyç kyç global.

Fakulteti Juridik, Shkencat Politike dhe Marrëdhënie

UET vijon të jetë pjesë e një transformimi, duke përqafuar zhvillimet më të reja në kërkimin shkencor dhe inovacion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH