Jus/Justicia

“Doctor Honoris Causa” nga UET në 2013/ THE ECONOMIST: Kush është Karim Khan, Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës

Shkruar nga Liberale

“Doctor Honoris Causa” nga UET në 2013/ THE ECONOMIST: Kush
Karim Khan tha se do të garantojë "vendosmëri" dhe "qëndrueshmëri" në detyrën e kryeprokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Avokati britanik do të ketë nevojë për këto cilësi ndërsa komenton stuhinë politike që shkaktoi teksa lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin e Izraelit, Binyamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant, si dhe tre liderë të Hamasit.

“Doctor Honoris Causa” nga UET në 2013/ THE ECONOMIST: Kush

Khan thotë se ka "baza të arsyeshme" për të besuar se ata janë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë, në rastin e izraelitëve, përdorimin e "urisë si një armë lufte".

Vendimi i Khan e vë gjykatën përballë polemikave të provokuara nga lufta në Gaza, e cila filloi pasi Hamasi masakroi komunitetet izraelite pranë Gazës më 7 tetor.

Urdhëresat nuk do të lëshohen nëse nuk miratohen nga gjyqtarët e ICC-së. Izraelitët e kanë dënuar aplikimin kundër liderëve të tyre, ashtu si edhe shumë politikanë perëndimorë, përfshirë presidentin Joe Biden.

Senatorët republikanë kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione, përfshirë ndalimin e udhëtimit, ndaj kryeprokurorit dhe “bashkëpunëtorëve” të tij. Por mos prisni që roli i kryeprokurorit të zbehet. Zoti Khan ka lërkuar edhe arrestimin e Vladimir Putinin: gjykata lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus mbi krime lufte që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit të Ukrainës.

“Çfarë e nxiti atë, të ndërrmarrë të tilla vendime kaq të guximshme?” - shtron pyetjen “THE Economist” në një prej artikujve të numrit të saj të fundit.

“Doctor Honoris Causa” nga UET në 2013/ THE ECONOMIST: Kush

Kujtojmë se në maj 2013 Karim Khan ka vizituar edhe Shqipërinë. Universiteti Europian i Tiranës nderoi me këtë rast me titullin “Doctor Honoris Causa”, Karim A. A. Khan, profesorin dhe personalitetin e shquar në fushën e mbrojtjes së të drejtave ndërkombëtare të njeriut. Khan u vlerësua për përkushtimin dhe mbështetjen që i dha çështjes çame, duke e adresuar mbrojtën e të drejtave të tyre në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale që ai drejton prej tre vite, është një gjykatë globale e përhershme e formuar në vitin 2002 në Hagë, e cila ka fuqinë të ndjekë penalisht individë dhe liderë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Më 16 qershor 2021 Karim Khan u betua si kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas një karriere të gjatë dhe me çështje shumë sensitive.

Gjykata nuk ka juridiksion retrospektiv - ajo mund të merret vetëm me krimet e kryera pas 1 korrikut 2002 kur Statuti i Romës, i cili themeloi gjykatën, hyri në fuqi, ndërsa është ratifikuar nga 124 vende, por jo nga Izraeli dhe SHBA. Gjykata nuk ka forcë të saj policore për të gjurmuar dhe arrestuar të dyshuarit, por mbështetet në shërbimet e policisë së vendeve anëtare për të bërë arrestime dhe për të kërkuar transferimin e tyre në Hagë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH