Jus/Justicia

E drejta për t’u mbrojtur me avokat në procesin penal

Shkruar nga Liberale
E drejta për t’u mbrojtur me avokat në procesin penal

Dr. Mirgen Prençe

E drejta për ndihmë ligjore falas Ligji nr. 10039 datë 22.12.2008 për ndihmën juridike përcakton kushtet, llojin, mënyrën dhe procedurat për dhënien e ndihmës juridike nga shteti për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të individit. Rolin kryesor në ndihmën juridike e luan Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike, i cili është organ shtetëror në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike ndër të tjera miraton rregullat e caktimit të avokatëve, zyrave të avokatisë dhe organizatave jofitimprurëse që do të ofrojnë ndihmë juridike. Ndihma juridike jepet më anë të këshillimit, plotësimit të akteve të ndryshme, përfaqësimit para organeve administrative, përfaqësimit të të dyshuarit, akuzuarit dhe të dëmtuarit në procesin penal, përfaqësimit të interesave të personave në çështjet civile ose administrative. Në çështjet penale përfitojnë personat që nuk kanë avokat ose kanë mbetur pa avokat, kurse në çështjet e tjera përfitojnë personat që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pakta. Nga një krahasim që bëjmë ndërmjet avokatëve të caktuar nga prokurori ose gjykata dhe avokatëve që janë pjesë e Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike, vemë re se tarifat e shërbimit janë të ndryshme. Avokatët që bëjnë pjesë në Komisionin Shtetëror të Ndihmës Juridike paguhen më shumë se sa avokatët e caktuar nga prokurori ose gjykata. Ndërsa në lidhje me funksionimin e këtyre shërbimeve dhe caktimin e avokatëve që të merren me çështjet gjyqësore, mund të themi se funksionon më mirë dhe më shpejt caktimi i avokatëve nga prokurori ose gjykata se sa nga Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike. Edhe pse duhet të mblidhet disa herë në vit, Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike mezi organizon një mbledhje në vit për shpërndarjen e çështjeve gjyqësore tek avokatët e tij. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH