Aktualitet

Referendumi për shkarkimin e Bashës, përfundon votimi në Korçë, Kuçovë e Gramsh

Shkruar nga Liberale
Referendumi për shkarkimin e Bashës, përfundon votimi në

Ka përfunduar votimi për referendumin e shkarkimit të kreut të PD, Lulzim Basha në Gramsh e Kuçovë.

Në Gramsh, nga 706 anëtarët të saj, kanë marrë pjesë 382 anëtarë. Ndërsa në Kuçovë, kanë marrë pjesë në referendum 423 votues nga 984 anëtarë në total. Nga 423 votat që ndodheshin në kuti, 416 kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 2 kanë dalë kundër dhe 5 vota janë shpallur të pavlefshme.

Gjithashtu, numërimi ka përfunduar edhe në Korçë, Devoll e Maliq, por ende nuk ka të dhëna për rezultatet.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH