Aktualitet

Rama për sulmin ndaj policisë së Kosovës: Komuniteti euroatlantik të ulë në dialog Prishtinën dhe Beogradin

Shkruar nga Liberale
Rama për sulmin ndaj policisë së Kosovës: Komuniteti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në veri të Kosovës, ku u sulmua me armë policia dhe për pasojë humbi jetën një efektiv, si dhe u plagosën dy të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.

Kreu i qeverisë shkruan se Komuniteti euroatlantik duhet të ulë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.

"Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.

Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.

Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme  me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin."- shkruan kryeministri Rama.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH