Aktualitet

Rama: Nëse afganët duan që të vendosen në Shqipëri, mund ta bëjnë

Shkruar nga Liberale
Rama: Nëse afganët duan që të vendosen në

Në një intervistë për BBC World News, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e gatshme që t’iu ofrojë strehë qytetarëve afganë, nëse ata duan që të qëndrojnë në vendin tonë.

I pyetur nga gazetaru Ben Boulos nëse parashikohet mundësia e vendstrehimit të përhershëm në Shqipëri për afganët, Rama u shpreh:

“Kjo është ajo çka thonë ata. Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje më pas që të mbërrijnë në SHBA. Por e dimë se situata është mjaft e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, do të duhet më gjatë se sa ishte thënë.

E dimë se sigurisht jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë. E nëse duan që të vendosen këtu, mund ta bëjmë këtë gjë.”

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH