Aktualitet

Rama në Elbasan, ironizon Berishën dhe Metën: Njëri non-grata, tjetri ‘Likja i Floririt’

Shkruar nga Liberale
Rama në Elbasan, ironizon Berishën dhe Metën: Njëri

Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Elbasan në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, hodhi akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës duke thënë se e duan bashkinë e Elbasanit vetëm për ta mbajtur peng dhe jo për të punuar.

Ai tha se Berisha nuk mund të shënojë emrin në fletën e votimit për faktin se është shpallur non-grata nga SHBA. Ndërsa Luçiano Boçin, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, e krahasoi me ish kryedemokrain Lulzim Basha, duke e konsideruar si ‘aktor filmi’.

Përballë kemi tre persona. Dy janë në Tiranë. Njëri nga ata të dy nuk mund ta shënojë emrin në fletë të votimit sepse është non-grata. Tjetri nga ata të dy e njihni mirë se e njohim mirë, i kemi bërë të gjitha ta sjellim në rrugë të mbarë po nuk i ndahet rrugës mbrapsht dhe nuk ka lidhje fare me shkuarjen përpara.

I treti është këtu në Elbasan, më besoni që unë mendoja që Lul Basha ishte kulmi i artistit që të rre edhe kur e pyet sa është ora por Luli është shumë më i vërtetë dhe shumë më i vërtetë sesa Luluçi që keni ju këtu. Nuk besoj se në historinë e zgjedhjeve ka pasur një kandidat që e ka filluar me një skenë filmi.

Kandidati bashmkë me një investitor konsulent që do sillte 400 milionë euro këtu në Elbasan që dalin përpara popullit edhe firmosin marrëveshjen. Dhe në marrëveshje thuhet kryetari i ri i bashkisë, një status që nuk ekzsiton se ose je kryetar i bashkisë ose një artist i ri që ke dalë në skenë për t’u tallur me popullin tënd. Do ta bëjë Elbasanin kinostudio, skenë xhirimi nëse i japin votën”- u shpreh Rama.

Mes të tjerash, ai hodhi akuza edhe ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të cilin tha se gjithmonë është afruar si ndaj PS-së ashtu edhe ndaj PD-së vetëm për të përfituar.

“Si mund të votoni Like Floririn i cili sa herë i është afruar PD-së dhe partisë tonë i është afruar vetëm për të kafshuar pasuri nga trupi i partisë”-theksoi Rama.

Duke folur për koalicionin Meta-Berisha, kreu i ekzekutivit tha se të dy janë individë të padëshiruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe se drejtësia nuk do harrojë për shkeljet që kanë bërë.

"Këta njerëz nuk kanë lidhje fare, as me të majtë dhe as me të djathtë dhe janë njerëz të padëshirueshëm për aleatët tanë strategjikë. Europa nuk e ka praktikën të shpallë non grata individëë të caktuar por nuk ia hap kurrë derën individëve që i nxjerr non grata SHBA.

Atëherë si mundet e gjithë ajo bashkësie njerëzish që besojnë tek e djathta të shkojnë pas një non gratë dhe të vendosin kryqin në fletën e votimit për Like Floririn. Luluci nuk ka lidhje me këtë, ai është marrë thjesht si aktor. Regjisorët janë dy njerëz për të cilët drejtësia vonon por nuk ka më asnjë shans të harrojë”- tha kryeministri.

Në përfundim të takimit, ai u kërkoi vajzave dhe grave të votojnë për Gledian Llatjën për të vazhduar me zhvillimin e Elbasanit dhe jo të votojnë për koalicionin Meta-Berisha sepse në këtë mënyrë do kthehen prapa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH