Kryeministri Edi Rama ka vizituar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të parë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu tregoi se ka pasur disa dëme, ku kanë rënë mure në disa shërbime, si tek Kardiologjia, Djegie-Plastika, etj.
Ajo tha se po ndërhyhet në kushtet e emergjences dhe muret e reja po bëhen me gipse.
Gjatë inspektimit të mureve, një nga mjeket që shoqëronin Ramën i tha se ato rregullime që janë prishur tani ishin bërë në kohën kur ministër ishte Petrit Vasili.
“Lëre Tit Vasilin tani, se Tit Vasili është shoku yt, jo i imi”, u përgjigj kryeministri.
Më tej, ministria e Shëndetësisë, e njohu edhe me gjendjen në rrethe, duke deklaruar se janë dëmtuar plotësisht 5 qendra shëndetësore.