Aktualitet

Rama: Brenda 2021-shit, furnizim me ujë të pijshëm për të gjitha...

Shkruar nga Liberale
Rama: Brenda 2021-shit, furnizim me ujë të pijshëm për

Kryeministri Edi Rama foli sot për investimet në ujësjellës, duke thënë se brenda vitit 2021 furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë realitet për të gjitha zonat urbane në Shqipëri.

“Brenda pranverës së ardhshme do të hapen plot 70 kantiere të tjera për të garantuar 24 orë furnizim me ujë, dhe vitin e ardhshëm 55 zona të mëdha urbane të vendit dhe pastaj më 2022 edhe në mbi 200 zonat më të populluara rurale të vendit. Rrjetet e trashëguara janë rrjete të ndërtuara në vitet 60-70 dhe që të jemi të qartë as në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë për të gjithë popullsinë, as në vitet e komunizmit nuk është ndërtuar një sistem ujësjellësi i rrjetëzuar nga qendra në cdo pikë banimi të Shqipërisë.", tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH