Me një vendim të Këshillit të Ministrave është akorduar një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra për mjekimin e ish-kreut të KQZ-së, Klement Zguri.
Në VKM thuhet se, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi: Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Klement Zguri, në masën 1.200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë, thuhet në njoftim.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Mësohet se Zguri vuan nga një sëmundje e rëndë.