Aktualitet

Qeveria i rikthehet pagave: Kush merr mbi 60 mijë lekë, do të tatohet 13 %

Shkruar nga Liberale

Tatimi mbi të ardhurat personale sjell debate dhe ndikon madje në zgjedhje, pasi qeveritë votohen nga qasja që kanë për taksat. Qeveria hartoi një draft për pagat gjatë në vitin 2022 por nuk vendosi ta miratojë së bashku me paketën fiskale të fundivitit, duke e shtyrë për vitin 2023.

Drafti i ri i përmirësuar sipas vërejtjeve të bërë nga grupet e ndryshme të interesit, por edhe institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë FMN, është gati për t’u debatuar sërish, sipas procedurës përkatëse.

Pagat deri në 50 mijë lekë do të kenë normë tatimore mujore ZERO për qind.

Për të gjithë ata që kanë pagë mujore nga 50 mijë lekë deri në 60 mijë, nuk do të paguajnë tatim mbi pagën deri në shumën 35 mijë lekë, por pas kësaj shume, pra, 60 mijë lekë e lart, do të paguajnë tatim 13 për qind të shumës.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm prek të gjithë ata paguhen mbi 60 mijë lekë në muaj. Kështu për pagat nga 60 mijë deri në 200 mijë lekë, pagë-marrësi do të paguajë 13 për qind të shumës mbi 30 mijë lekë, ndërsa për pagë-marrësit mbi 200 mijë lekë, do të paguhet një shumë e përbërë nga shumë 22 mijë e 100 lekë plus 23 për qind e shumës mbi 200 mijë lekë.

Ndryshimet e mësipërme janë paraqitur në komisionet e Kuvendit dhe pritet diskutimi i tyre dhe më pas dërgimi për miratim në seancën plenare. Ekspertët komentojnë se nuk ka asnjë ndryshim apo reflektim të rëndësishëm të kërkesave dhe sugjerimeve të palëve të interesit, në veçanti për shërbimet profesionale.

Shtresa e profesionistëve, e drejtuesve të biznesit dhe të individëve që janë vendimtarë me ekspertizat e tyre për zhvillimin e vendit vijojnë ta tatohen në nivel mjaft të lartë, krahasuar edhe me rajonin. Edhe pse janë miratuar dhe kanë kaluar në diskutim ndryshimet që lidhen me profesionet e lira, projektligji e mban tatimin mbi profesionet e lira që ushtrohen si të vetëpunësuar, duke i konsideruar të ardhurat si të ardhurat nga paga dhe jo si të ardhura nga biznesi.

Shoqëritë tregtare taksohen me 15%, ndërsa personat e vetëpunësuar 23%. Edhe pse legjislativi ende nuk ka vendosur për ta miratuar këtë projekt, grupe interesi që tani kanë deklarua se i vetmi apelim mbetet Gjykata Kushtetuese.

Fakti një pjesë e mirë e ekonomisë është në informalitet do të thotë se do të rriten shanset për abuzim. Edhe vetë të punësuarit nuk do të kenë më interes që t’iu deklarohen pagat.

Për të dalë nga situata e vështirë, çdo qeveri ka pasur ka dhe do të ketë vetëm një rrugë:  përmes autoriteteve të garantojë që zbatimi i ligjit të jetë i drejtë, që të respektohet nga të gjithë.  Që ligjet të japin efekte pozitive, edhe nëse nuk janë të përsosura, qeverive u mjafton për këtë, që të kenë njerëz e duhur në zbatimin e ligjieve dhe rregullave. Në të kundërt, çdo ligj sado i mirë qoftë, nën ‘mbretërinë e korrupsionit’ është i destinuar të dështojë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH