Aktualitet

“Qëndrimi është i qartë”/ Berisha i pandehur, reagon për herë të parë Lulzim Basha

Shkruar nga Liberale
“Qëndrimi është i qartë”/ Berisha i pandehur,

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimin e nisur ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës.

PD ka reagua me anë të zëdhënëses Mirela Karabina, duke deklaruar se drejtësia duhet të veprojë për këdo që ka abuzuar me pushtetin.

“Qëndrimi është i qartë. Drejësia të veproje mbi kedo qe ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit“– thuhet në reagimin e PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Sipas SPAK, gjatë kohës që Berisha ka qenë kryeministër, kreu veprime aktive në kontrolle administrative për të ushtruar presion dhe dha urdhëra konkretë për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor mes të tjerëve edhe të Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij. Po ashtu SPAK deklaroi se ish-kryeministri Berisha kreu veprime aktive për të vendosur në dispozicion të Malltezit struktura të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH