Një mjet i parkuar në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.
Sipas policisë grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2019, rreth orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes., identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./Gazeta Liberale