Aktualitet

"Putin është shumë sëmurë", Rama: As ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm

Shkruar nga Liberale
"Putin është shumë sëmurë", Rama: As ky vendi

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kryeministri Edi Rama tha se, çështja e Bullgarisë është një turp.

“Çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATO-s që merr peng një vend tjetër të NATO-s”, tha Rama.

Ndërsa më tej theksoi: “Ju them që Vladimir Putin është shumë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Ne nuk do të presim Godonë, unë e kam thënë dhe më vinte keq, por ca njerëz që dje ishin optimistë. Nuk erdha këtu me idenë që do të ndodhte diçka. RMV dhe Shqipëria janë së bashku…, por është BE që thotë askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur dhe do lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës, pjesën tonë që është Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë.”

Kreu i qeverisë shqiptare tha dje se, nuk kishte shumë për të dëgjuar për Shqipërinë në samit, por do të kërkonte të dëgjohej për Ballkanin e Hapur.

“Kam kërkuar mbështetje të plotë për Ballkanin  e Hapur sepse edhe këtë janë të ndarë a thua se do jetojnë në Ballkan. Natyrisht janë dashamirës…fjalët janë të bukura, por do të ishe më bukur nëse do të realizonit fjalët. Por një ditë do të bëhemi edhe ne anëtarë të mirë të BE. Nuk dua të marr më shumë kohë, por ka një tjetër peng”, tha ai në konferencë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH