Aktualitet

Gazeta Liberale hapet të hënën me: Prova Kombëtare për Fushatë

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet të hënën me: Prova Kombëtare për

Pak ditë pasi deklaroi se duheshin mbajtur menjëherë zgjedhje të parakohshme, duke i bërë thirrje Partisë Socialiste për reflektim, kreu i PD është nisur për një tur në rrethe, të cilin e ka pagëzuar si “Turi Kombëtar i  Shpresës”.

Rrugëtimi i dëgjesave me qytetarët , që jo vetëm ka zëvendësuar protestat, por i ngjan një fushate elektorale, nis sot me Elbasanin për të vijuar më pas me Korçën, Vlorën e Krujën.

E pat lajmëruar edhe kohë më parë se opozita kishte gati një platformë kombëtare, që do t’ua parashtronte qytetarëve “derë më derë”, ndërsa thoshte se PD dhe partitë e tjera aleate nuk ishin vetëm një grup që organizonin protesta, por edhe hapa konkretë për daljen nga kriza, jo vetëm politike por edhe ekonomike.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH