Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë, thotë zyra e tij, raporton BBC.
Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë u diagnostikua me kancer në prostatë të premten dhe sipas zyrës së tij, qelizat kancerogjene kanë përparuar në kockat e tij.
Diagnoza vjen pas një njoftimi javën e kaluar se gjatë "një ekzaminimi rutinë fizik", mjekët e Biden zbuluan një "nodulë të vogël" në prostatën e tij që ata thanë se kërkonte "vlerësim të mëtejshëm". “Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri të një nyjeje të prostatës pasi përjetoi simptoma urinare në rritje. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastazë në kockë”, thuhet në deklaratë.
“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”, vazhdon deklarata. “Presidenti dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij, thuhej në deklaratë.