Në fermën e Eduard Doçit në Kukës ka nisur korrja e grurit në një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj poston foto nga ferma e Eduard Doçit, ndërsa tha se “prodhimi shkon në tregun vendas, duke kontribuar jo vetëm në furnizimin me produkte cilësore Made in Albania, por edhe në forcimin e ekonomisë familjare dhe asaj vendase”.
Qeveria po vijon mbështetjen e fermerëve me qëllim që të rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizmin, peshkimin, akuakulturën, etj.
Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.Së fundmi qeveria miratoi një Garanci Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh, një instrument i cili do të vihet në shërbim të fermerëve me qëllim lehtësimin e aksesit në financë.