Sali Berisha do të mbledhë kryesinë e "Rithemelimit" të Partisë Demokratike në orën 19:00.
Kryesia do të mblidhet në selinë blu, ndërsa ka si qëllim organizimin e protestave kundër qeverisë Rama.
“Çështja McGonigal është shndërruar në kauzën kryesore të opozitës. PD po organizon strukturën e saj për protesta në të gjithë Shqipërinë siç edhe ka njoftuar kreu i PD, Sali Berisha. Gjithashtu edhe forumet do të thërriten për të caktuar datën e protestës. Sipas Berishës protesta do të zgjasë në kohë deri në ikjen e Ramës. Ndërkohë në disa degë Berisha është paraqitur vetë, ndërsa në disa takime të tjera ka pasur aleatin kryesor , kreun e PL Ilir Metën, duke dhënë mesazhe se do të jenë me një kandidat. Po ashtu do të jenë bashkë përballë regjimit”, raportoi gazetar Osman Stafa më herët për News 24.
Çështja e ish-kreut të FBI-së, McGonigal është shndërruar në kauzën kryesore të opozitës. Nga ana tjetër kujtojmë se, Konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike zyrtare për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen "McGonigal".