Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të plotësojë kërkesat e parashtruar prej tyre.
“Ne e dimë, kryeministri e di shumë mirë që drejton 12 nga 13 borde të administrimit, ne i dimë shumë mirë të ardhurat. Nuk dalin lekët për të blerë letër tualeti. Duhet të ndërgjegjësojmë kryeministrin që të shohë arsimin e lartë si përparësi dhe t’i thërrasë arsyet”, tha ai.
Sipas tij, në datën 17 njoftoi se do të ketë bojkot të mësimit, nëse nuk plotësohen kërkesat.
“Mendoj që do të vijë tek shifra jonë, sepse do kuptojë që realiteti i tij nuk është real”, u shpreh ai më tej.
Ndërkohë që, Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës tha se qeveria do të rrisë pagat javën e ardhshme por vetëm 7%. /Liberale.al