Politikë

Protesta e opozitës/ Hodhën tymuese e kapsolle drejt kryeministrisë, tre persona nën hetim

Shkruar nga Liberale
Protesta e opozitës/ Hodhën tymuese e kapsolle drejt

Tre persona që morën pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë janë vënë nën hetim.

21-vjeçari nga Durrësi, i cili u procedua për mbajtje pa të drejtë të uniformës dhe falsifikim dokumentesh ka thënë para oficerëve të komisariatit numër 2 se i pëlqente të ishte polic, prandaj kishte gjetur një uniformë të vjetër dhe e kishte veshur, por nuk ka dashur ta keqpërdorë atë.

Ndërsa dy personat e tjerë që u vunë nën hetim për prishje të qetësisë publike dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse kanë thënë se hedhja e tymueseve dhe kapsollave në drejtim të kryeministrisë ishte akt proteste. “Kjo ishte arsyeja përse u mblodhëm në shesh, nuk ishim për të shëtitur”, kanë deklaruar ata në polici.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH