Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në datë 28 shtator të këtij viti.
Njoftimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Më herët, vetë presidentja Von der Leyen ka njoftuar se para fundit të shtatorit do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit të Bashkimit Europian, në procesin e pranimit.