
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar me gradën ‘Gjeneral Brigade’, kolonel Bilbil Bitrin.
Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti Meta, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka dhënë gradën e “Gjeneral Brigade”, drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Po kështu Kreu i Shtetit ka dekretuar emërimin “Komandant i Forcës Ajrore” të gjeneral brigade Ylli Pulaj, i cili mbante detyrën e Zëvendës Komandantit të Forcës Ajrore.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1231382,1231383"]