Presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim në Tel Aviv të mërkurën shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve gjatë sulmeve të 7 tetorit në Izrael nga Hamasi.
Por ai gjithashtu paralajmëroi izraelitët që megjithëse mund të ndiejnë zemërim, ata nuk duhet të konsumohen prej tij.
“Unë e paralajmëroj këtë. Ndërsa ju e ndjeni atë urrejtje, mos u konsumoni prej tij. Pas 11 shtatorit, ne u tërbuam në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kërkuam drejtësi dhe morëm drejtësi, ne gjithashtu bëmë gabime,” tha ai.
Vendimet e kohës së luftës nuk janë “kurrë të qarta apo të lehta”, u shpreh udhëheqësi amerikan.
“Ka gjithmonë kosto. Por kërkon të jesh i qëllimshëm. Kërkon të bësh pyetje shumë të vështira. Kërkon qartësi rreth objektivave dhe një vlerësim të sinqertë nëse rruga në të cilën po kaloni do t’i arrijë ato objektiva,” shtoi ai.