Kjo javë nisi me temperatura më të ulëta në krahasim me javën e shkuar, kur termometri shënoi mbi 41 gradë celsius.
Sipas sinoptikanëve, termometri në këtë ditë të parë të javës nuk do të shkojë më shumë se 34 gradë Celsius, por pritet sërish një valë e të nxehtit afrikan duke filluar nga dita e martë.
Fundjava do të sjellë një ulje të temperaturave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.
15 ditëshi i fundit i muajit korrik do të jetë i përshtatshëm për pushuesit. Ai do të mbyllet me temperatura tipike të muajit, të cilat variojnë nga në 32 deri në 34 gradë Celsius. Gjithsesi nuk do të mungojnë as disa ditë që termometri do të arrijë mbi 37 gradë celsius.