Aktualitet

Prej 6 muajsh punonte në Top Channel, zbulohen detaje të reja nga vrasja e rojes me kallashnikov

Shkruar nga Liberale
Prej 6 muajsh punonte në Top Channel, zbulohen detaje të reja nga

Detaje të reja janë zbardhur jo për autorët e ngjarjes së rëndë, por për viktimën që mbeti pas gjuajtjes me kallashnikov të godinës së Top Channel.

Roja që mbeti i vrarë, 60-vjeçari Pal Kola me origjinë nga Puka jetonte në Sharrë, në një banesë të thjeshtë dhe bënte kilometra nëkëmbë për të arritur në punën e tij, pasi banesën e tij ishte larg nga rruga kryesore.

Sipas Report TV, i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel. Ai ishte babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ndërsa ky i fundit jetonte në Itali.

Fqinji i Pal Kolës ka rrëfyer tronditjen pas lajmit tragjik, duke u shprehur se ishte një njeri i pafajshëm dhe në punën e vet.

"Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm", thotë fqinji.

Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan me kallashnikov, ndërsa autoritetet më të larta në vend reaguan duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH