Aktualitet

Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë

Shkruar nga Liberale
Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të

Ndonëse Milan Radoiçiç pranoi se ishte kreu i grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në veri ku për pasojë mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, është liruar sot nga paraburgimi.

Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.

Ndaj Radoiçiçit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë, shkruan Danas.

Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimet e gjykatës.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH