Aktualitet

Policia e Elbasanit arreston një tjetër numërues votash

Shkruar nga Liberale
Policia e Elbasanit arreston një tjetër numërues votash

Policia ka arrestuar një tjetër numërues votash të shpallur në kërkim, pasi ka falsifikuar materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të 25 prillit të vitit të kaluar.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin: O. B., 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec në Prrenjas.

“Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin: O. B., 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore”, njofton policia.

Mësohet se, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Ndërkohë që gjashtë të arrestuarit më parë janë liruar nga qelia, policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër numërues të shpallur në kërkim.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH