Aktualitet

Policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën, dhunuan nusen në Librazhd

Shkruar nga Liberale
Policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën,  dhunuan

Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23-vjeçares, për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Vjehrri dhe vjehrra, nga fshati Togez i Librazhdit, e gjetën të renë në shtëpi me një djalë tjetër. Ata e filmuan momentin e gjetjes, e dhunuan nusen dhe pamjet i publikuan në rrjete sociale.

23-vjeçarja ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, ndërsa disa herë ka qenë e strehuar tek Forumi i Gruas në Elbasan pasi ishte dhunuar.

Mësohet se vajza ka denoncuar edhe të atin dhe ka marrë urdhër mbrojtje edhe prej tij.

Bashkëshorti ishte emigrant në Londër dhe kjo ishte hera e dytë që familja e burrit e gjente nusen me të dashurin.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH