Aktualitet

“Plazh i lirë”, sekuestrohen 147 çadra dhe 294 shezlongë, tre administratorë në telashe me policinë (mes tyre edhe 26 vjeçare)

Shkruar nga Liberale

Policia mori një aksion i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Si rezultat i kontrolleve, sekuestrohen 147 çadra dhe 294 shezlongë që ishin vendosur pa autorizim, në plazhin “Rëra e Bardhë”.

Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Plazh i lirë", kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat, u konstatuan 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës", për 3 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit:

-Xh. Gj., 26 vjeçe, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse;

-A. B., 54 vjeç, pasi kishte vendosur 84 shezlongë dhe 42 çadra, pa lejen përkatëse;

-I. I., 49 vjeç, pasi kishte vendosur 168 shezlongë dhe 84 çadra, pa lejen përkatëse.

Shezlongët dhe çadrat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon sërish, për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksione. Gjithashtu, ftojmë pushuesit që nëse marrin dijeni për një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH