Aktualitet

Plas bombula e gazit, shtëpia në flakë me dy të moshuar brenda

Shkruar nga Liberale
Plas bombula e gazit, shtëpia në flakë me dy të moshuar

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Allias, Tiranë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Policia njofton se në momentin që ra zjarri në banesë kanë qenë dy të moshuarit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe, të cilët janë nxjerrë nga forcat e zjarrëfikëses.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët.

Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin  dy të moshuar  shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u  dërguan në spital për ndihmë mjeksore .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH