Në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova në vitin 2006 morën pjesë personalitete të njohura. Në atë kohë, edhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kishte deklaruar se donte të merrte pjesë në funeralin e Ibrahim Rugovës.
Ai kishte thënë se donte të merrte pjesë në këtë ceremoni në shenjë mirësjelljeje. Por familjarët e Rugovës e refuzuan. Ata përmes një deklarate thanë se nuk ishte momenti i duhur që Tadiq të marrë pjesë në varrim.
Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006 pas humbjes së betejës me kancerin.
[caption id="attachment_1119464" align="alignnone" width="1240"] Boris Tadiq[/caption]