Aktualitet

Pesticide me shumicë, AKU bllokon 20 tonë kastraveca, merren masa për asgjësimin

Shkruar nga Liberale
Pesticide me shumicë, AKU bllokon 20 tonë kastraveca, merren masa

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar të hënën një sasi prej 20 tonë produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve.

Sipas një njoftimi për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij.

AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikëqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH