Aktualitet

Përurohen në Gjermani dy veprat e Gani Mehmetajt nga shtëpia botuese UET Press

Shkruar nga Liberale

Organizata letrare dhe kulturore “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani” do të organizojë përurimin e dy veprave të publicistit, kineastit dhe krijuesit Gani Mehmetaj.

Dy veprat që do të përurohen janë: “Zogjtë e qyqes” (roman) dhe “Rugovën, si e kam njohur” (eseistikë).

Të dy veprat janë botuar nga shtëpia botuese “UETpress” në Tiranë. Romani në fjalë i krijuesit Mehmetaj ishte fitues i shpërblimit letrar “Kadare” në vitin 2021.

Përurimi i këtyre dy veprave do të mbahet në qytetin e Dyseldorfit, Gjermani, më datën 27.05.2023, ora 13:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH