Aktualitet

Përplasjet brenda PD/ Sulo: Basha dhe kritikët e tij janë në gabim

Shkruar nga Liberale
Përplasjet brenda PD/ Sulo: Basha dhe kritikët e tij janë në

Në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ në News24 është diskutuar për zhvillimet më të fundit në PD, me Bashën nga njëra anë që ka filluar një ‘betejë’ të re për zgjedhjet e 25 prillit dhe ‘Grupi për PD’ që i kërkon dorëheqjen.

Gazetari Arion Sulo tha se Basha po kërkon të afrojë zgjedhjet për kryetar në qershor, ndërkohë që shton se procesi i ankimimit të zgjedhjeve e dëmton shumë zgjedhjen e kryetarit.

Sipas Sulos, zgjedhjet për kryetar në PD duhet të shtyhen për një garë të barabartë, pasi momentalisht strukturat dhe forumet e partisë janë të gjitha me Bashën.

"Është e drejtë që ka garë, mund ti shtojmë luft politike, por nuk ka nisur ende. Po të kishte nisur do kishim lajm të mirë, me rregulla, garë, transparencë, me kandidatë të shpallur, me proces të gjatë dhe jo të bashkangjitur me procesin e kontestimit. Ky i fundit e zeron zgjedhjen e kryetarit të ri të PD nesër. Pse? Të dyja palët janë në nxitim, dhe në gabim, si Basha me kritikët. Basha do të afrojë zgjedhjet e kryetarit nga korriku në qershor. Por unë them që as në korrik s’mund të bëhen kur nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve. Sot edhe Berisha nuk do fitonte me Bashën në kulmin e procesit të kontestimeve, është garë e paragjykuar dhe shtrembëruar. Mbledhja është e paracaktuar, ajo që njoftoi Bardhi. Për masakrën zgjedhore. Aty unë mendoj se 99.9%, njëri do abstenojë, por të tjerët për mos njohur rezultatin. Na fut në rrugë jo politike të PD. Është bërë në 2017 njëherë kjo. Mendoj se dy proceset duhet të ndahen. Dhe të dyja palët po nxitohen. Ankimimi edhe një muaj, askush s’mund të thotë çfarë do të dalë nga ato zgjedhje, u deformuan? Patjetër, në çfarë mase", tha Sulo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH